Interpoli ripranon në anëtarësim regjimin e Asadit

Njoftohet se Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale (Interpol) ka ripranuar anëtarësimin e regjimit të Bashar Al-Asadit në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas TRT World, në deklaratën e bërë nga zyra e shtypit e Interpolit, thuhet se regjimit të Asadit iu dha qasje në rrjetin global të komunikimit të organizatës.

Me ripranimin e regjimit të Asadit, opozitarët në mërgim mund të jenë në rrezik arrestimi dhe madje torture.

Përveç kësaj, thuhet se qasja e regjimit të Asadit në rrjetin e komunikimit të Interpolit mund të dëmtojë proceset e azilit të refugjatëve sirianë.

Kanali i komunikimit dhe leja për të hyrë në bazën e të dhënave do t’i mundësojë regjimit të monitorojë dhe lëshojë “fletarrestim të kuq” për opozitarët politikë dhe refugjatët të cilët janë shpërndarë nëpër botë që nga lufta civile në Siri.

Interpoli, organizatë kundër krimit ndërkombëtar, ka 194 shtete anëtare si agjencia më e madhe policore në botë.

Interpoli u jep shteteve anëtare qasje në bazën e të dhënave dhe rrjetin e komunikimit. /aa