Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Iraku mbyll të gjithë kufijtë mes shqetësimeve në rritje të sigurisë

Iraku mbyll të gjithë kufijtë mes shqetësimeve në rritje të sigurisë

Mes shqetësimeve në rritje të sigurisë në rajon, qeveria irakiane ka njoftuar mbylljen e plotë të kufijve të saj kombëtar, transmeton Anadolu.

Siç raporton agjencia irakiane e lajmeve ‘INA’, zv/komandanti i Komandës së Operacioneve të Përbashkëta të Irakut, Qais al-Muammadawi, tha se kufijtë e vendit janë mbyllur plotësisht.

Ai theksoi se forcat e sigurisë janë në pritje të udhëzimeve të mëtejshme nga kryeministri Mohammed Shia al-Sudani për të garantuar mbrojtjen e Irakut.

Gjithashtu edhe komandanti i Forcave Kufitare të Irakut, Muhammed Abdulwahab es-Suaydi, tha se ata po forcojnë përpjekjet përgjatë kufirit Irak-Siri dhe po rrisin masat e sigurisë.

Exit mobile version