Iran, arrestohen dhjetëra gra që kishin hequr shaminë

Policia e Teheranit ka arrestuar 29 gra që kishin dalë në publik pa një shami, ndërsa protestat kundër kodit të veshjes gjithnjë po intensifikohen, njoftoi media iraniane.

Gratë e arrestuara u akuzuan për vepra penale si ato të thyerjes së rendit publik dhe iu referuan zyrës së prokurorit të shtetit.

Kryeprokurori Mohammad Jafar Montazeri kishte hedhur poshtë protestat e përshkallëzuara të mërkurën, duke thënë se ato ishin lëvizje “të parëndësishme” dhe “fëminore” të nxitura nga të huajt.

Imazhet e pashembullta të së paku 11 grave që protestonin në të njëjtën mënyrë ishin shpërndarë gjerësisht në mediat sociale.

Një avokat i shquar i të drejtave të njeriut i tha AFP të martën se një nga gratë e ndaluara kishte paguar dorëzanësi prej më shumë se 100,000 dollarë.

Edhe iranianët fetar dhe konservatorë kanë shprehur mbështetje për protestat, dhe thanë se rregullat fetare duhet të jenë zgjedhje personale.

Gratë gjithnjë e më shumë kanë pështjelluar rregullat e veshjes islame në Iran, dhe shpesh i kanë lënë shamitë e kokës vetem rreth qafës së tyre.

Këto janë pamje e zakonshme që kur Presidenti Hassan Rouhani erdhi në pushtet në vitin 2013, duke premtuar liritë më të mëdha civile. /MESAZHI/