Irani dhe Egjipti bëjnë thirrje për ndalimin urgjent të su’lmeve në Ga’za dhe Liban

Abbas Araghchi and Badr Abdelatty

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi dhe homologu i tij egjiptian Badr Abdelatty, situatën në rajon që buron nga agresioni i Izraelit e cilësuan “të rrezikshme” dhe bënë thirrje për ndalimin urgjent të sulmeve në Gaza dhe Liban, transmeton Anadolu.

Në deklaratën me shkrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme iraniane thuhet se Araghchi dhe ministri i Jashtëm egjiptian Abdelatty biseduan në telefon për zhvillimet rajonale dhe marrëdhëniet dypalëshe.

Gjatë bisedës të dy ministrat e cilësuan situatën në rajon si “të rrezikshme” dhe theksuan se komuniteti ndërkombëtar, veçanërisht vendet islame duhet të bëjnë përpjekje “urgjente dhe efektive” për sigurimin e një armëpushimi në Liban dhe Gaza.

Dy ministrat shprehën kënaqësinë e tyre për negociatat pozitive të zhvilluara mes dy vendeve në muajt e fundit, veçanërisht takimin e liderëve iranianë dhe egjiptianë në Samitin e BRICS-it të mbajtur në Rusi javën e kaluar dhe ranë dakord për vazhdimin e këtyre bisedimeve në përputhje me interesat e dy vendeve.