Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Irani thotë se ka goditur një aeroplan luftarak amerikan F-35: “Fati i...

Irani thotë se ka goditur një aeroplan luftarak amerikan F-35: “Fati i tij është i panjohur”

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) njoftoi të enjten se kanë goditur dhe “kanë dëmtuar rëndë” një avion luftarak amerikan F-35 mbi Iranin qendror, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, IRGC-ja tha se avioni u godit nga sistemet e saj të mbrojtjes ajrore rreth orës 02:50 të mëngjesit të së enjtes sipas kohës lokale, duke shtuar se “një avion luftarak amerikan F-35 u godit dhe u dëmtua rëndë” mbi Iranin qendror.

Ajo shtoi se “fati i avionit mbetet i panjohur dhe është nën hetim”, duke theksuar se ekziston një “mundësi e lartë” që ai të jetë rrëzuar.

IRGC-ja gjithashtu tha se operacioni erdhi “pas interceptimit të suksesshëm të më shumë se 125 dronëve amerikano–izraelitë”, duke shtuar se incidenti “pasqyron përmirësime të rëndësishme dhe të synuara në sistemet e integruara të mbrojtjes ajrore të vendit”.

Tensionet rajonale janë përshkallëzuar që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën një ofensivë të përbashkët kundër Iranit më 28 shkurt, duke shkaktuar deri më tani rreth 1.300 viktima, përfshirë edhe udhëheqësin suprem Ali Khamenei.

Irani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që synojnë Izraelin, Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë, si dhe ndërprerje në tregjet globale dhe aviacionin.

Exit mobile version