Ish kryeministri portugez në gjyq për pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh

Jose Socrate

Më shumë se gjashtë muaj pas arrestimit të tij të bujshëm, ish kryeministri portugez, socialisti Jose Socrate është hedhur në gjyq, i akuzuar për pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh.

Në tetor të 2017-ës prokuroria akuzoi Socrate për 31 krime që kishin të bënin me korrupsionin pasiv. Dyshimi i hetuesve është që politikani ka përfituar 34 milion euro në këmbim të ndereve që i ka bërë tre grupeve industriale në periudhën 2005 – 2011.

Ky gjyq vendos në një pozitë jo të mirë kryeministrin aktual Antonio Costa, i cili në qeveritë e drejtuara nga Socrate ka qenë ministër, dhe ka marrë në dorë drejtimin e partisë menjëherë pas skandalit dhe arrestimit të ish kreut të qeverisë.

Mes përgënjeshtrimeve dhe pohimeve të pjesshme, pa hequr dorë asnjëherë nga pafajësia, Socrate e ka cilësuar këtë si një fushatë shpifjeje ndaj tij, për arsye politike.

Në një intervistë, ish politikani pranoi se merrte rregullisht borxhe nga një biznesmen, shok fëmijërie. Por ky i fundit, sipas akuzës, thjesht i jepte emrin e tij Socrate, në mënyrë që ish kryeministri të mos rezultonte me pasurinë që kishte./abcnews