Ballina Lajmet Kosovë Ish-sekretari i MSh-së Ilir Tolaj dhe të tjerët shpallen të pafajshëm

Ish-sekretari i MSh-së Ilir Tolaj dhe të tjerët shpallen të pafajshëm

Gjykata Themelore në Prirshtinë ka shpallur të pafajshëm ish-sekretarin e Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj dhe ish-zyrtarët tjerë të kësaj ministrie, Zenel Kuqi, Bekim Fusha, Valentina Haxhijaj, Florie Tahiri dhe Remzije Thaqi.

Të njejtit akuzoheshin nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK). për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Kryetarja e trupit gjykues, Valbona Selimi tha se nuk është provuar se të akuzuarit në bashkeveprim kanë kryer këtë vepër.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale (PSRK), të akuzuarit Ilir Tolaj, në cilësinë e Sekretarit të Përhershëm në Ministrinë e Shëndetësisë (MSH), Bekim Fusha në cilësinë e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Departamentit Farmaceutik në MSH dhe Zenel Kuqi në cilësinë e menaxherit të prokurimit në MSH, kanë shfrytëzuar pozitën e tyre zyrtare. Sipas aktakuzës gjatë periudhës kohore 23 maj 2011 deri më 31 dhjetor 2011, në bashkëveprim i kanë sjellë përfitime kompanisë “KMI” SHPK Drenas me pronar Arian Lleshin dhe Shpend Aganin në vlerë prej 400 mijë euro.

Prokuroria pretendon se të lartpërmendurit kanë shkelur Ligjin për Prokurim Publik përgjatë lidhjes së kontratës me kompaninë “KMI” kontratë kjo me vlerë totale prej 1.714.953.74 euro.Në anën tjetër,

Valentina Haxhijaj, Remzije Thaçi dhe Florije Tahiri akuzohen se si anëtare në Komisionin i Mbikëqyrjes së Ekzekutimit të kontratës ku pretendohet se të njëjtat i kanë mundësuar kompanisë “KMI” të bëj manipulim me sasinë e barërave.

Me këtë të akuzuarit, Haxhijaj, Thaçi e Tahiri kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare. I akuzuari Zenel Kuqi gjithashtu akuzohet se në cilësinë e menaxherit të prokurimit në Ministrinë e Shëndetësisë gjatë periudhës ndërmjet 23.05.2011 dhe 31.12.2011 i tejkaloi kompetencat e tij me qëllim të përfitimit të dobisë materiale nga kompania “ACG dhe “Standart”, për aktivitetin e prokurimit “Renovimi gjeneral i aneksit të Emergjencës ekzistuese në QKUK”, kompania “Alb Architect” në aktivitetin e prokurimit “Renovimi gjeneral dhe adaptimi i katit përdhes në Klinikën Interne, në repartin e ri për dializë në QKUK”, dhe kompania “Life Farm” për aktivitetin e prokurimit

“Furnizim me infuzione”, duke i shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës në vlerën totale 276.307.97 eurove. Ky rast është një nga rastet e shënjestra për liberalizim të vizave.

Exit mobile version