Ish-zyrtari i AKR-së arrestohet në Suedi, dyshohet për zhvatje të mijëra eurove

Gjykata e Qarkut në Malmo të Suedisë, e ka arrestuar Sabit Pacollin të enjten.

Ai është arrestuar përderisa po shkonte në një takim në Agjencinë Tatimore Suedeze shkruan gazeta suedeze HD.

“Desha të sigurohem që hetimi ynë preliminar të përfundojë para hetimit të Agjencisë Suedeze të Tatimit. Gjykata e arrestoi për mashtrim të rëndë”, ka thënë Bo Birgerson prokuror i rastit, transmeton lajmi.net

Prokurori ka bërë të ditur, se Pacolli është arrestuar pas dyshimeve për keqpërdorim të parave.

Gjykata e qarkut dha arsyetimin se Pacolli “do të mund të shkatërronte hetimet, nëse do të lirohej, dhe do të mund të ikte”.

Mbrojtësi i Pacollit, Leif Ljungholm tha se klienti i tij po i mohon këto akuza.

Ditë më parë e përditshmja suedeze “Sydsvenskan” shkroi një artikull ku pretendonte se pacolli ka ndërtuar fabrika dhe vila luksoze në Kosovë.

“Kompania HSB është grabitur, ndërsa, Kryetari ka ndërtuar një fabrikë dhe vilë luksoze në Kosovë”, ishte titulli i artikullit

Hulumtimi tregonte se ish-zyrtari i AKR-së kishte grabituar mbi 200 mijë euro, ose dy milionë kruna.

Këto akuza i kishte mohuar kategorikisht Sabit Pacolli.

“Sabit Pacolli asnjëherë në jetë nuk ka vepruar në kundërshtim me ligjin. As në Suedi por as në vendlindjen time. I falënderoj të gjithë ata qytetarë dhe miq të cilët me kanë mbështetur, dhe me mbështesin në këto momentet të renda për mua dhe familjen time”, kishte thënë Pacolli.