Ishaq bin Salim al-Siabi, ish-nënkryetar i Këshillit Shura të Omanit, ka bërë thirrje për vendosjen e sanksioneve ndaj produkteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në një deklaratë të publikuar në X, ai akuzoi SHBA-në për “tradhti” në negociatat që synonin zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe arritjen e paqes.
Al-Siabi gjithashtu e cilësoi politikën amerikane si “agresion të hapur, urrejtës dhe të padrejtë”, duke shtuar se ajo synon “njerëz të pafajshëm, faji i vetëm i të cilëve është dëshira për një jetë dinjitoze dhe paqësore”.
“Ka shumë arsye bindëse për të sanksionuar të gjitha produktet amerikane”, u shpreh ai.
Omani ka luajtur më herët rol ndërmjetësues mes SHBA-së dhe Iranit, veçanërisht gjatë negociatave që çuan në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015. Megjithatë, përpjekjet e mëvonshme për ndërmjetësim nuk kanë sjellë rezultate të dukshme. /mesazhi
