Islami do të mund të ishte një fe feministe, nëse çështja e saj do të ishte përqendruar tek ndalimi i varrosjes së vajzave të gjalla dhe duke qenë se dëshmorja e parë në të ishte një grua…
Do të mund të ishte një fe e majtë nëse fokusi do të ishte çlirimi i skllevërve dhe punëtorëve, siç ishte Bilali…
Do të mund të ishte vetem asketizem, nëse do të përqendrohej rreth përvojës së vetmisë në shpellë dhe meditimit mbi universin…
Do të mund të ishte fe liberale, nëse do të kishte si bosht “Nuk ka dhunë në fe”…
Do të mund të ishte konservatore e djathtë nëse do të fokusohej në ruajtjen e strukturës shoqërore dhe traditave, pasi ato i ka trajtuar me hapa të matur…
Do të mund të ishte një fe nacionaliste nëse do të ishte përqendruar tek “kurani zbriti me një gjuhë të qartë arabe”, po të mos ishte se “Nuk ka përparësi arabi mbi jofarë arab, përveçse me devotshmëri”…
Do të mund të ishte socialiste nëse do të kishte si bosht zekatin, si një ide për barazi mes të pasurve dhe të varfërve – nëse nuk do të quhej “pastrim i pasurisë”, si një afrim ndaj Zotit…
Do të mund të ishte kapitaliste ose pragmatike nëse ftesa për të ajo do t’i drejtohej vetem krerëve dhe të pasurëve të fiseve – po të mos ishte historia e të verbërit…
Por Islami i bashkoi të gjitha këto në një përzierje të harmonizuar, të thjeshtë dhe njëkohësisht të ndërlikuar…
E thjeshtë, nga thjeshtësia e natyrshme e monoteizmit dhe përqendrimi në adhurimin e një të vetmi…
E ndërlikuar, nga shpallja hyjnore e kombinuar me mençurinë njerëzore, e mishëruar në jetën e udhëheqësit të njerëzimit…
Hoxhë Halil Avdulli
