Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Islanda tërhiqet nga Eurovizioni 2026 në shenjë proteste ndaj përfshirjes së Izraelit

Islanda tërhiqet nga Eurovizioni 2026 në shenjë proteste ndaj përfshirjes së Izraelit

Islanda ka njoftuar se do të bojkotojë Eurovizionin e vitit 2026, duke iu bashkuar Spanjës, Irlandës, Sllovenisë dhe Holandës në protestë ndaj lejes për përfshirjen e Izraelit, transmeton Anadolu.

„Duke marrë parasysh debatet publike në këtë vend dhe reagimet ndaj vendimit të Unionit Evropian të Transmetimeve (EBU) që u mor javën e kaluar, është e qartë se as gëzim dhe as paqe nuk do të mbizotërojë sa i përket pjesëmarrjes së RUV-së në Eurovizion. Prandaj, përfundimi i RUV-së është të njoftojë EBU-në sot se nuk do të marrë pjesë në Eurovizion vitin e ardhshëm”, tha transmetuesi publik RUV.

„Konkursi i Këngës dhe Eurovizioni gjithmonë kanë pasur qëllimin për të bashkuar kombësinë islandeze, por tani është e qartë se ky qëllim nuk mund të arrihet dhe mbi bazë të këtyre arsyeve të lidhura me programin është marrë ky vendim“, shtoi RUV.

Para takimit të RUV-së, një grup demonstruesish pro-palestinezë mbajtën një “mbledhje solidariteti” jashtë selisë së transmetuesit.

Në fillim të dhjetorit, EBU, që organizon ngjarjen, njoftoi se Izraeli do të mund të marrë pjesë në konkursin e vitit të ardhshëm, duke theksuar se anëtarët vendosën të mos mbajnë votim të veçantë për pjesëmarrjen e Izraelit, pavarësisht kërkesave nga disa transmetues.

Sllovenia, Spanja, Holanda dhe Irlanda gjithashtu kanë thënë se nuk do të marrin pjesë, duke cituar përfshirjen e Izraelit dhe situatën në Gaza, ku në dy vjet lufte u vranë mbi 70 mijë njerëz dhe territori u shkatërrua në rrënoja.

Exit mobile version