Ballina Sport Futboll Ismet Munishi pritet ta drejtojë Gjilanin, kryetari Florim Zuka publikon foto me...

Ismet Munishi pritet ta drejtojë Gjilanin, kryetari Florim Zuka publikon foto me trajnerin

Ismet Munishi do të jetë trajner i ri i Gjilanit.

Bylbyl Sokoli është larguar nga drejtimi i skuadrës pas rezultateve skandaloze që pas marrjes së drejtimit të klubit.

E vendin e tij duket se do ta zë trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi.

Ka qenë presidenti i SC Gjilanit, Florim Zuka që ka publikuar një fotografi nga takimi me Munishin.

“Ismet Munishi do ta drejtojë Gjilanin”, ka shkruar presidenti Zuka.

Munishi ka qenë këtë sezon trajner i Ballkanit, por që u shkarkua nga pozita në fund të stinorit vjeshtor.

Ish-trajneri i shumë skuadrave kosovare do të synojë që ta shpëtojë Gjilanin nga rënia dhe ta ndërtoj një skuadër të fortë për edicionin e ri.

Exit mobile version