Itali, që nga fillimi i vitit janë vrarë 103 gra

Në Itali që nga fillimi i këtij viti janë kryer 103 femicide, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportit për vrasjet e përgatitur nga Drejtoria për Çështjet Kriminale të policisë italiane, nga fillimi i vitit deri më 7 nëntor në vend janë regjistruar 247 vrasje.

Nga numri i përgjithshëm i të vrarëve janë regjistruar 103 femicide, gjegjësisht vrasje në të cilat viktima kanë qenë gra.

Raporti konfirmon se çdo të tretën ditë është vrarë një grua në Itali këtë vit. Nga 103 vrasjet e grave, 87 janë shkaktuar nga dhuna në familje ose nga dhuna e partnerit.​​​​​​​ /aa