Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Itali, Roja Bregdetare shpëton 149 emigrantë në det, publikohen pamje nga operacioni

Itali, Roja Bregdetare shpëton 149 emigrantë në det, publikohen pamje nga operacioni

Forcat Bregdetare italiane shpëtuan 149 emigrantë pasi anija e tyre u përmbyt vetëm 1 km larg bregut të Lampedusas në 23 nëntor.

Vetëm sot autoritetet italiane publikuan dhe video nga operacioni i sukseshëm ku shpëtuan rreth 113 burra, 13 gra dhe 3 fëmijë.

Një ditë pas këtij operacioni, Roja Bregdetare deklaroi se tre prej tyre u gjetën larg turmës në det ndërsa 2 persona të tjerë kishin përfunduar në breg.

Autoritetet nuk bëjnë ende me dije se cili ishte destinacioni i tyre.

Exit mobile version