Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Italia pritet të shtrëngojë masat kundër Covid, por shkollat dhe universitetet nuk...

Italia pritet të shtrëngojë masat kundër Covid, por shkollat dhe universitetet nuk mbyllen

Komiteti i ekspertëve Tekniko-Shkencor i ngritur pranë qeverisë italiane për përballimin e pandemisë globale, ka zhvilluar në mbrëmjen e të shtunës një mbledhje urgjente pas të dhënave të fundit shqetësuese mbi kurbën e infektimit me Covid 19.

Komiteti Tekniko Shkencor ka hartuar një notë zyrtare me rekomandime specifike për masat e ardhshme që qeveria italiane duhet të ndërmarrë për të mbajtur nën kontroll përhapjen e virusit.

Komiteti i ekspertëve italianë ka rekomanduar:

– orare të ndryshme mësimi për nxënësit e ciklit të lartë dhe ata universitarë.

– një riorganizim më specifik për qarkullimin më mjetet e transportit publik me përfshirjen e autoriteteve lokale e të figurës së monibility manager.

– më shumë kontrolle në aktivitetet tregtare për respektimin e normativës së distancimit, mbajtjes së maskave me rekomandimin e përcaktimit të numrit maksimal të personave që duhen të pranohen në lokale, numër i cili duhet detyrimisht të jetë i varur në mur e në një vend të dukshëm.

– rekomandohet përcaktimi i numrit maksimal të personave që duhet të ulen në të njëjtën tavolinë në restorante.

– forcimi i sistemit shëndetësor në territor me përfshirjen dhe të sistemit kombëtar të mbrojtjes civile.

-rekomandohet nevoja absolute për diagnostikimin e personave, gjurmimi e monitorimi i kontakteve të tyre me përfshirjen e doktorëve të mjekësisë së përgjithshme e të pediatrëve.

-limitimi i përkohshëm i eventeve publike si kongrese, panaire dhe i eventeve private, të grumbullimeve spontane apo të organizuara.

Kryeministri italian, Gisueppe Conte, ka thirrur të dielën datë 19 tetor mbledhjen e qeverisë e ka informuar për hartimin e një drafti të ri masash më shtrënguese në respekt dhe të rekomandimeve të përcjella nga Komiteti Tekniko Shkencor./tch

Exit mobile version