Ballina Lajmet Izetbegoviq: Lidhja mes Bosnjës dhe Kosovës janë krimet dhe gjenocidi i regjimit...

Izetbegoviq: Lidhja mes Bosnjës dhe Kosovës janë krimet dhe gjenocidi i regjimit të Milosheviqit

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (SDA), Bakir Izetbegoviq, ka folur për aktualitetin në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në rajon, por edhe krimet dhe gjenocidin e kryer nga regjimi i Miulosheviqit në Bosnjë dhe Kosovë .

Duke reaguar ndaj paraleleve që tërhiqen ndërmjet Kosovës dhe entitetit të serb të Bosnjës, Republikës Serbe, Izetbegoviq shpjegoi se e vetmja lidhje ishte dhuna e kryer nga regjimi i kriminelit Sllobodan Millosheviqit si në Kosovë, ashtu edhe në Bosnje, raporton klix.ba.

“Ajo që iu bë shqiptarëve në Kosovë, nuk iu bë serbëve në Bosnje. Këtu kulmoi me gjenocidin në Srebrenicë. Para kësaj, ata pastruan gjysmën e territorit. Jo vetëm që shkatërruan xhamitë dhe kishat katolike, ata lëruan edhe varrezat”, tha Izetbegoviq.

Ai ka folur për vizitën e fundit të të dërguarit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se me anëtarin e Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, është mbajtur një takim i veçantë, sepse siç tha ai, është një problem real.

Theksojmë se Republika Serbe ka refuzuar ta ndalojë me ligj mohimin e gjenocidit. Dodik është duke kërcënuar edhe me ndarjen e këtij entiteti nga pjesa tjetër e Bosnjës.

Republika Serbe së bashku me Federatën Myslimane-Kroate janë dy entitetet që përbëjnë Bosnje e Hercegovinën. Organizimi i tillë është bërë me të ashtuquajturën Marrëveshje të Dejtonit, e cila i ka dhënë fund luftës në Bosnje, në vitet 1990.

Përfaqësuesi i tanishëm i komunitetit ndërkombëtar në Bosnje, Christian Schmidt, ka paralajmëruar se ky vend mund të rrëshqasë drejt një konflikti të ri.

Exit mobile version