Ushtria izraelite njoftoi se ka aktivizuar sirenat paralajmëruese në pjesë të ndryshme të vendit për shkak të një rakete të lëshuar nga Jemeni, duke shtuar se kanë bërë ndërhyrjen e nevojshme ndaj raketës, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë të bërë nga ushtria izraelite thuhet se sirenat u dëgjuan në pjesë të ndryshme të vendit për shkak të një rakete të lëshuar nga Jemeni.
Ushtria tha është kryer ndërhyrje ndaj raketës dhe se sirenat u aktivizuan në përputhje me procedurat.
Gazeta “The Times of Israel” raportoi gjithashtu se sirenat ranë në Kuds dhe rrethinat e tij, në disa zona në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe pranë Detit të Vdekur.