Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Izraeli aprovon kolonitë më të mëdha të paligjshme që nga viti 1992

Izraeli aprovon kolonitë më të mëdha të paligjshme që nga viti 1992

Izraeli ka dhënë dritën e gjelbër për ndërtimin e më shumë se 8000 vendbanimeve të reja në Bregun e pushtuar Perëndimor, ku një e treta prej tyre do të shkojnë në ndërtim menjëherë. Lajmin e bëri të ditur për Reuters ministri i mbrojtjes Avigdor Lieberman.

Pjesa më shqetësuese është se këto janë vendbanimet më të mëdha në territoret e pushtuara që nga viti 1992.

Bregu i pushtuar Perëndimor edhe me ligjer ndërkombëtare konsiderohet si territor palestinez, dhe kolonitë hebreje janë dënuar edhe me konventa ndërkombëtare.

Por përkundër kesaj, Izraeli ka vazhduar me ndërtimet e paligjshme, dukë tkurrur edhe më tej territoret palestineze, dhe duke instaluar kolonët e rinj që vijnë nga vise të tjera. /MESAZHI/

 

Exit mobile version