Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Izraeli blen tri nëndetëse gjermane

Izraeli blen tri nëndetëse gjermane

Izraeli dhe Gjermania kanë negociuar me sukses një marrëveshje shumë miliardë dollarëshe për të furnizuar Izraelin me tri nëndetëse të reja, theksuan burime në Izrael.

”Pasi u pezullua për vite pas akuzave për korrupsion rreth shitjes, marrëveshja për blerjen e tri nëndetëseve të reja të klasit ‘Dakar’ tashmë është mbyllur, me nëndetësen e parë që pritet t’i dorëzohet Izraelit brenda nëntë viteve të ardhshme”, njoftoi Ministria gjermane e Mbrojtjes.

Kostoja e operacionit do të jetë 3,4 miliardë dollarë, ndërsa qeveria gjermane do të përballojë një pjesë të kostos.

Qeveria aktuale e kryeministrit Naftali Bennett ka sinjalizuar synimin për të hapur një hetim mbi pretendimet për akte korruptive.

Pavarësisht akuzave për korrupsion, Gjermania ka sinjalizuar gatishmërinë e saj për të mbështetur shitjen.

Në të kaluarën, qeveria gjermane ka justifikuar marrëveshje të tilla duke vënë në dukje përgjegjësinë e saj për sigurinë e Izraelit. /atsh

Exit mobile version