Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Izraeli bombardon një shtëpi në Gaza, vriten 7 palestinezë

Izraeli bombardon një shtëpi në Gaza, vriten 7 palestinezë

Të paktën 7 palestinezë u vranë në sulmin e ushtrisë izraelite në pjesët qendrore të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Në deklaratën me shkrim të Drejtorisë së Mbrojtjes Civile në Gaza thuhet se avionët luftarakë izraelitë sot në mëngjes bombarduan një shtëpi në kampin e refugjatëve Nusairat në qendër të Rripit të Gazës.

Trupat e 7 personave, mes tyre tri gra dhe një fëmijë, të cilët humbën jetën në sulm, u nxorën nga rrënojat dhe u dërguan në spitalin Al-Awde. Shumë njerëz u plagosën nga bombardimet.

Dëshmitarët okularë thanë se shtëpia e shënjestruar në sulm u shkatërrua dhe ndërtesat përreth u dëmtuan.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, janë vrarë 44.758 palestinezë, përfshirë 17.492 fëmijë dhe 11.979 gra ndërsa 106.104 persona u plagosën.

Raportohet se ende ka mijëra të vdekur nën rrënoja, infrastruktura civile po shkatërrohet duke synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit ishin strehuar.

Exit mobile version