Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Izraeli dhe Egjipti ndalojnë avionët turq në Gaza

Izraeli dhe Egjipti ndalojnë avionët turq në Gaza

Izraeli dhe Egjipti nuk i lejuan avionëve turq të përdorin aeroportet e tyre për transportimin e palestinezëve të plagosur, tha të mërkurën zëvendëskryeministri turk, Recep Akdağ, raporton Anadolu Agency (AA).

Akdag këto deklarata i bëri në Lefkosa gjatë diskutimit të tij me kryeministrin e Qipros Veriore Turke, Tufan Erhurman, mbi masakrën ndaj palestinezëve nga forcat izraelite përgjatë protestave në kufirin e Gazës.

Ai tha se Turqia fuqishëm e ka dënuar masakrën dhe u ankua për faktin se përpjekjet për të sjellë palestinezët e plagosur në Turqi u penguan nga Izraeli dhe Egjipti.

“Qëndrimi pranë vëllezërve tanë të shtypur është detyrë humane për ne”, shtoi ai duke denoncuar shtypjen nga SHBA dhe Izraeli në Gaza.

Të hënën, të paktën 62 protestues palestinezë ranë dëshmorë, dhe qindra të tjerë u plagosën si pasojë e hapjes zjarr nga ushtria izraelite ndaj protestuesve. /AA/

Exit mobile version