Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Izraeli do të ndalojë Konsullatën e Spanjës në Kudsin Lindor që të...

Izraeli do të ndalojë Konsullatën e Spanjës në Kudsin Lindor që të ofrojë shërbime për palestinezët

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Yisrael Katz tha se do të ndalojë Konsullatën e Spanjës në Kudsin Lindor të pushtuar që të ofrojë shërbime për palestinezët në Bregun Perëndimor, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë në platformën e medias sociale X, Katz kritikoi vendimin e Spanjës për të njohur Palestinën dhe deklaratën e zëvendëskryeministres spanjolle, Yolanda Diaz se jo vetëm që do të njohin shtetin e Palestinës por në të njëjtën kohë “Palestina do të çlirohet nga lumi në det”.

Katz vuri në dukje se në përgjigje të qëndrimit të Spanjës palë me Palestinën ka vendosur të ndërpresë lidhjen mes misionit spanjoll dhe palestinezëve në Izrael. Ai shtoi se Konsullatës spanjolle në Kudsin Lindor të pushtuar do t’i ndalohet të ofrojë shërbime për palestinezët në Bregun Perëndimor nën pushtim.

Ministria e Jashtme e Izraelit njoftoi se ambasadorët e Tel Avivit, në Spanjë, Norvegji dhe Irlandë, vende të cilat njohën Palestinën, u thirrën në Ministrinë e Jashtme.

Spanja, Norvegjia dhe Irlanda në një deklaratë më 22 maj njoftuan se më 28 maj do të njohin Palestinën me kufijtë e saj të vitit 1967, në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB).

Exit mobile version