Izraeli fillon punimet për ndërtimin e parkut në varrezat muslimane në Kuds

Administrata izraelite ka filluar punën për ta kthyer në një park një pjesë të varrezave muslimane ‘Yusufiye’ në Kudisn Lindor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Punonjësit e një kompanie nënkontraktore që i shërben administratës izraelite nën mbrojtjen e policisë izraelite erdhën me pajisje ndërtimi mëngjesin e sotëm tek varrezat muslimane ‘Yusufiye’, të cilat ndodhen afër mureve lindore të Mesxhid al-Aksa në qytetin e vjetër të Kudsit Lindor.

Ekipet filluan sërish punën në zonën ku u gjetën eshtra, për të cilat në gërmimet e mëparshme u tha se eshtrat ishin të muslimanëve.

Punonjësit e kompanisë, të shoqëruar nga policia, kanë nisur të mbyllin me kangjella hekuri një pjesë të varrezave.

Ndërkohë palestinezët që reaguan ndaj punimeve janë larguar nga policia në zonë.

Më 10 tetor, ekipet izraelite shkatërruan varret muslimane nën muret e Mesxhidi al-Aksa-s.

Zyrtari i Komisionit për Mbrojtjen e Varrezave Muslimane pranë Administratës së Fondacioneve Islame të Kudsit, Ahmed ed-Dijani për AA tha se Bashkia e Kudsit e Izraelit synon të ndërtojë një park në këtë zonë dhe shtoi se kjo zonë është një pjesë e pandashme e varrezave ‘Yusufiye’. /aa