Izraeli ka rrënuar 11 mijë e 900 shtëpi në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor që nga viti 1967

Sipas raportit të Qendrës Kërkimore të Territoreve, një organizatë joqeveritare palestineze, Izraeli ka rrënuar 11 mijë e 900 banesa palestineze në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor që nga fillimi i pushtimit në vitin 1967.

Gjithashtu raportohet se 7 mijë e 440 nga shtëpitë e shkatërruara ishin në Jerusalemin Lindor dhe se për shkak të këtyre prishjeve u zhvendosën 73 mijë palestinezë, prej të cilëve 47 mijë e 220 vetëm nga Jerusalemi Lindor.

Izraeli, i cili në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor ka ndërtuar ilegalisht njësi banimi për kolonët hebrenj pas pushtimit, paraqet vështirësi të ndryshme për palestinezët banorë të këtyre zonave.

Me justifikimin se nuk kanë “leje ndërtimi”, hera-herës administrata izraelite prish me forcë shtëpitë palestineze në Jerusalemin Lindor dhe në “Zonën C” të Bregut Perëndimor.

Palestinezët, nga ana tjetër, ndonjëherë duhet të presin vite të tëra për të marrë një “leje ndërtimi”. /trt