Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Izraeli konfirmon sulmin me anije raketore ndaj portit civil në Hodeidah të...

Izraeli konfirmon sulmin me anije raketore ndaj portit civil në Hodeidah të Jemenit

Ushtria izraelite ka konfirmuar zyrtarisht sulmin ndaj portit civil të Hodeidah në Jemen, duke pretenduar se ai po përdorej për qëllime ushtarake nga rebelët Houthi.

“Anijet raketore të Marinës Izraelite goditën objektiva terroriste që i përkasin regjimit terrorist Houthi në portin e Hodeidah-s,” thuhet në deklaratën e ushtrisë izraelite.

Sipas ushtrisë, sulmi u ndërmor si përgjigje ndaj sulmeve me dronë dhe raketa të Houthi-t ndaj Izraelit dhe kishte për qëllim të ndalonte përdorimin e portit për operacione ushtarake.

Sulmi pason raportimet nga televizioni Al Masirah, i afërt me Houthi-t, për shpërthime dhe sulme ajrore në qytetin portual. /mesazhi

Exit mobile version