Iz’raeli kreu su’lm ajror në pikat kufitare të Sirisë me Libanin

Ushtria izraelite njoftoi se ka kryer një sulm ajror në portat kufitare mes Sirisë dhe Libanit, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e ushtrisë thuhet se gjatë natës është kryer sulm ajror në portat kufitare të Sirisë drejt Libanit.

Pretendohet se pikat kufitare brenda territorit të synuar sirian “u përdorën nga Hezbollahu për të sjellë armë në Liban”.

Në deklaratë nuk jepet asnjë informacion se cilat pika kufitare janë goditur.

Mediat libaneze raportuan se dy pika kufitare siriane drejt Libanit ishin në shënjestër të sulmeve ajrore izraelite.