Izraeli liron trupin e pajetë të të burgosurës palestineze të vdekur një muaj më parë

Më 2 korrik, Farajallah, nënë e tetë fëmijëve, vdiq në burgun Damon pasi kushtet e saj shëndetësore u përkeqësuan, sipas Shoqatës Palestineze të Burgosurve

Izraeli lëshoi sot trupin e një të burgosure palestineze, e cila vdiq në burg muajin e kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Trupi i palestinezes Saadia Farajallah, 68 vjeçe, u dorëzua në spitalin Al-Ahly në El-Halil (Hebron) përmes terminalit Tarqumiya, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Wafa.

Funerali për Farajallah do të mbahet më vonë gjatë ditës së sotme, tha Wafa.

Më 2 korrik, Farajallah, nënë e tetë fëmijëve, vdiq në burgun Damon pasi kushtet e saj shëndetësore u përkeqësuan, sipas Shoqatës Palestineze të Burgosurve.

Izraeli mban 4.550 palestinezë në burgjet e tij, duke përfshirë 670 të burgosur administrativë, 27 gra dhe 175 të mitur, sipas të dhënave të shoqatës. /aa