Izraeli ka marrë një dërgesë me bomba MK-84 nga SHBA, pas heqjes së ndalimit nga administrata e Donald Trump. Administrata Biden kishte bllokuar më parë eksportin e këtyre municioneve, duke shprehur shqetësime për përdorimin e tyre në zonat e populluara të Gazës.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, e cilësoi këtë si një tregues të aleancës së fortë SHBA-Izrael. Dërgesa vjen mes tensioneve për një armëpushim të brishtë në Gaza dhe përpjekjeve për shkëmbimin e pengjeve me të burgosur palestinezë. SHBA ka ofruar miliarda dollarë ndihmë për Izraelin që nga fillimi i luftës.