Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Izraeli në gjendje gatishmërie të lartë nga mundësia e ndërhyrjes ushtarake amerikane...

Izraeli në gjendje gatishmërie të lartë nga mundësia e ndërhyrjes ushtarake amerikane kundër Iranit

Iran's supreme leader Ali Khamenei has repeatedly warned against any external attacks, saying Tehran will defend itself. / AP

Izraeli është vënë në gjendje gatishmërie të lartë për shkak të mundësisë së një ndërhyrjeje ushtarake të Shteteve të Bashkuara kundër Iranit, ndërsa autoritetet iraniane po përballen me protesta antiqeveritare, thanë burime izraelite.

Presidenti amerikan Donald Trump ka përsëritur ditët e fundit kërcënimet për ndërhyrje dhe ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë të mos përdorin forcë kundër protestuesve. Të shtunën, Trump deklaroi se SHBA është “gati të ndihmojë”.

Burimet, të pranishme në konsultimet e sigurisë në Izrael gjatë fundjavës, nuk kanë dhënë detaje konkrete se çfarë nënkupton në praktikë kjo gjendje e lartë gatishmërie.

Izraeli dhe Irani u përfshinë në një luftë 12-ditore në muajin qershor, gjatë së cilës SHBA iu bashkua Izraelit në sulme ajrore.

Sipas një burimi izraelit, kryeministri Benjamin Netanyahu dhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, kanë diskutuar në një bisedë telefonike të shtunën mundësinë e ndërhyrjes amerikane në Iran. Një zyrtar amerikan konfirmoi zhvillimin e bisedës, pa dhënë detaje mbi përmbajtjen.

Në një intervistë të publikuar së fundmi, Netanyahu paralajmëroi se Irani do të përballej me pasoja të rënda nëse do të sulmonte Izraelin, duke iu referuar gjithashtu situatës së brendshme dhe protestave në Iran. /mesazhi

Exit mobile version