Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Izraeli nis një valë “në shkallë të gjerë” sulmesh ajrore ndaj kryeqytetit...

Izraeli nis një valë “në shkallë të gjerë” sulmesh ajrore ndaj kryeqytetit iranian

Ushtria izraelite ka bërë të ditur se ka nisur një valë “në shkallë të gjerë” sulmesh ajrore në të gjithë kryeqytetin iranian Teheran, transmeton Anadolu.

Ushtria izraelite pretendoi se sulmet kanë në shënjestër infrastrukturën e regjimit iranian në të gjithë Teheranin.

Deri më tani nuk ka detaje të tjera për objektivat apo për viktima të mundshme.

Tensionet rajonale janë përshkallëzuar që kur Izraeli dhe SHBA-ja nisën një sulm të përbashkët kundër Iranit më 28 shkurt, i cili deri tani sipas autoriteteve iraniane ka vrarë rreth 1.300 persona dhe ka plagosur mbi 10.000 të tjerë.

Teherani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që kanë shënjestruar Izraelin, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë baza ushtarake amerikane.

Exit mobile version