Ushtria izraelite ka deklaruar se ka vrarë kreun e Shtabit Qendror Khatam al-Anbiya, Ali Shadmani, gjatë një sulmi në Teheran.
Sipas ushtrisë izraelite, Shadmani ishte “komandanti më i lartë ushtarak i Iranit” dhe “njeriu më i afërt” me Udhëheqësin Suprem iranian, Ali Khamenei.
Deri tani, nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga ana e Iranit.
Shadmani ishte emëruar në këtë post pas vrasjes së komandantit të mëparshëm të Shtabit Khatam al-Anbiya, Gholam Ali Rashid, i cili u vra të premten nga një sulm izraelit. /mesazhi
