Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Izraeli pretendon se vrau një komandant terreni të Hamasit në jug të...

Izraeli pretendon se vrau një komandant terreni të Hamasit në jug të Gazës

Ushtria izraelite ka njoftuar se vrau një palestinez në jug të Rripit të Gazës, duke pretenduar se ai ishte komandant terreni i Brigadave Izz ad-Din al-Qassam, krahu ushtarak i grupit palestinez Hamas, transmeton Anadolu.

Ushtria izraelite në një deklaratë tha se Muhammad Mahmoud Marshad al-Qadi u vra në një sulm në zonën e Khan Younisit.

Ajo pretendoi se Al-Qadi mori pjesë në sulmin e 7 tetorit të vitit 2023 ndaj bazës ushtarake izraelite “Sufa” pranë Rripit të Gazës dhe më pas mori pjesë në mbajtjen e pengjeve izraelite në zonën e Rafahut.

Hamasi ende nuk ka komentuar lidhur me deklaratën izraelite.

Që nga tetori i vitit 2023, ofensiva vdekjeprurëse e Izraelit në Gaza ka vrarë mbi 73 mijë palestinezë dhe ka plagosur mbi 174 mijë të tjerë ndërsa rreth 90 për qind e infrastrukturës civile të enklavës palestineze është shkatërruar.