Izraeli shkatërroi 3 shtëpi të palestinezëve në Jerusalemin Lindor

Izraeli ka shkatërruar tre shtëpi palestineze në Jerusalemin Lindor të pushtuar nën pretekstin e mungesës së lejeve të ndërtimit.

Sipas një deklarate nga OJQ-ja palestineze “Vadi Hilva Information Center”, makineria e Bashkisë izraelite e Jerusalemit shkatërroi tre shtëpi palestineze në qytetet qendrore Silvan dhe Tur dhe në qytetin jugor të Jabel Al-Mukebbir.

Shkatërrimi thuhet se është kryer nën kujdesin e forcave izraelite.

Majdi Hillisi, shtëpia e të cilit u shkatërrua në Silvan, i tha Qendrës Vadi Hilva se pavarësisht aplikimit disa herë, autoritetet izraelite refuzuan të lëshonin leje ndërtimi.

Dhjetëra palestinezë, përfshirë fëmijë, jetonin në shtëpitë e shkatërruara, thuhet në deklaratë. /trt