Ja pse nuk e keni asnjë mundësi të hyni ilegalisht në Hungari (Foto)

Ditëve të fundit jemi dëshmitarë të disa propagandave për ikje të kosovarëve jashtë vendit përmes disa kanaleve ilegale.
Ashtu ka ndodhur edhe sonte, ku në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë ishin mbledhur një numër qytetarësh jo për të udhëtuar drejt Beogradit e më pas në drejtim të kufirit me Hungarinë, por për të bërë “shou” para kamerave.

Në anën tjetër, drejtori i Stacionit të Autobusëve Ylber Çitaku ka thënë se numri i personave që mbrëmë kanë udhëtuar nuk ka ndryshuar shumë në krahasim me javën e kaluar. Ai ka thënë se mbrëmë janë shitur 15 bileta më shumë se javën e kaluar.

Ai thotë gjithashtu se njerëzit po shkojnë aty nga kureshtja, shkruan lajmi.net.

E gazetari Valon Bajrami ka publikuar pamjet e fundit nga kufiri ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë, ku shteti hungarez tashmë ka ndërtuar edhe një muri të gjatë. Këtë mur Hungaria e ka ndërtuar për t’i ndalur migrantët sirianë, irakianë e të tjerë, megjithatë kjo tregon se nuk ka asnjë mundësi të kalohet ilegalisht në Hungari.

“Shikoni fotot edhe videon edhe binduni qe krejt jane pallavra per interesa te dikujt e vecmas te matrapazave qe po shikojne te perfitojne te holla. Fotot jane ne zonen kufitare ndermjet Serbise dhe Hungarise. Tash analizojeni vet nese dikush mundet t’i kaloje telat gjemborë. Videoja eshte ndermjet zones kufitare Hungari- Austri. Kontroll e rrepte permes nje lloj rentgeni te automjeteve qe shanse nuk ka askush me kalu ilegalisht. Prandaj, mos u mashtroni me premtime e rrena sepse qellimi eshte vetem per biznis te grupeve te matrapazeve. P.S Edhe ata qe po u premtojme kinse mundeni permes Rumanise edhe kjo eshte rrenë. Andaj, mos bini pre e mashtrimeve sepse do te pendoheni!”, ka shkruar Bajrami.

A Hungarian policeman patrols the Hungary-Serbia border, which was recently fortified by a second fence, near the village of Gara, Hungary, March 2, 2017. a REUTERS/Laszlo Balogh
A Hungarian policeman patrols the Hungary-Serbia border, which was recently fortified by a second fence, near the village of Gara, Hungary, March 2, 2017. a REUTERS/Laszlo Balogh