Nabi Tajima, personi më vjetër në botë, ndërroi jetë në jug të Japonisë në moshën 117 vjeçare, raporton Anadolu Agency (AA).
Një zyrtar i bashkisë së qytetit Kikai tha se Tajjima ishte në spital nga janari dhe se mbrëmë ka ndërruar jetë.
Tajima, e cila u bë personi më i moshuar në botë pas vdekjes së Violet Brown nga Xhamajka shtatë muaj më parë, u lind më 4 gusht të vitit 1900.
Grupi Hulumtues i Gerontologëve me seli në SHBA ka thënë se aktualisht personi më vjetër në botë është Chiyo Yoshida, në moshë 116 vjeçare.