Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Japonia do të dërgojë 58 milionë dollarë ndihma humanitare në Afganistan

Japonia do të dërgojë 58 milionë dollarë ndihma humanitare në Afganistan

Japonia ka paralajmëruar 58 milionë dollarë ndihmë urgjente humanitare për Afganistanin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Punëve të Jashtme i Japonisë, Toshimitsu Motegi, tha në një konferencë për media se situata humanitare në Afganistan po përkeqësohet, duke e detyruar popullsinë të emigrojë.

Në këtë drejtim, ai paralajmëroi vazhdimin e mbështetjes së Japonisë për popullin afgan.

Motegi tha se 58 milionë dollarë ndihma urgjente humanitare do të dërgohen në Afganistan.

Japonia do të dërgojë ushqim dhe do të sigurojë strehim për popullin e zhvendosur afgan përmes organizatave ndërkombëtare.

Media shtetërore NHK raportoi se kjo do të jetë ndihma e parë e Japonisë për Afganistanin që kur talebanët erdhën në pushtet. /aa

Exit mobile version