Jemen – Në tre muajt e fundit janë vrarë 170 civilë

Në Jemen, ku vazhdon lufta civile, në tre muaj janë vrarë 170 civilë.

Civilët vazhdojnë të paguajnë një çmim të rëndë në konfliktin në Jemen, tha Zyra e Kombeve të Bashkuara (OKB) për Koordinimin e Ndihmës Humanitare (OCHA) në faqen e saj në Twitter.

“Në tremujorin e tretë të këtij viti (korrik, gusht dhe shtator), 170 civilë u vranë dhe 359 u plagosën nga të shtënat me armë zjarri”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se asnjë palë në vend nuk është akuzuar për këtë.

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) tha gjithashtu në Twitter se 7.3 milionë njerëz kanë nevojë për strehim dhe ndihmë joushqimore pasi kushtet e jetesës përkeqësohen dhe vështirësitë ekonomike rriten në Jemen.

Gratë dhe fëmijët përbëjnë 75 për qind të numrit në fjalë, thuhet në deklaratë.

Huthit të mbështetur nga Irani në Jemen mbajnë nën kontroll kryeqytetin Sana dhe disa zona përreth që nga shtatori 2014.

Forcat e koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite mbështesin qeverinë e Jemenit kundër huthive që nga marsi i vitit 2015.

Më shumë se 230.000 njerëz janë vrarë në konfliktin shtatëvjeçar në këtë vend. /trt