Jemeni kërkon mbështetje nga anëtarët e përhershëm të OKB-së

Ahmed bin Mubarak

Qeveria e Jemenit kërkoi mbështetje nga anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të luftuar krizën ekonomike në vend.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të Jemenit ”SABA”, ministri i Punëve të Jashtme, Ahmed bin Mubarak u takua me ambasadorët e Jemenit të 5 anëtarëve të përhershëm të KS të OKB-së.

Në takim, Bin Mubarak deklaroi se zhvlerësimi i rialit jemenas përkeqësoi situatën humanitare në vend dhe përcolli vështirësitë me të cilat po përballet qeveria gjatë krizës ekonomike.

Bin Mubarak theksoi rëndësinë e mbështetjes ekonomike ndaj qeverisë dhe ofrimin e mbështetjes së nevojshme për Bankën Qendrore për të ndaluar nënçmimin e rialit të Jemenit kundrejt valutave të huaja.

Nga ana tjetër, qindra njerëz protestuan për koston e jetesës dhe zhvlerësimin e rialit jemenas në provincën Lahij në jug të Jemenit.

Në demonstratën e mbajtur në qytetin Al-Habilin në Lahij, me thirrjen e aktivistëve jemenas, u mbajtën pankarta që shprehnin reagimin ndaj rritjes së tepruar të çmimeve. /trt