Jemeni në gjendje të mjerushme, tani vajzat e voga shiten pasi nuk kanë bukë për tu dhënë (Video)

Gjendja e rende ekononike, mungesa e shkollimit dhe arsimimit, si dhe lufta e vazhdueshme ne Jemen ka bere qe ky vend te jete nder me te pazhvilluarit.

Martesa e vajzave ne moshe tejet te hershme eshte me shume se tradite fisnore e Jemenit. Ajo tani po ndodhe edhe per shkaqe ekonomike. Prinderit flasin se si per ti martuar vajzat e tyre te mitura me burra te vjeter paguhen deri ne 4000 dollare.

Ndersa nenat thone se kete e bejne pasi nuk kane me cfare ti ushqejne ato, njera prej tyre ka vendosur qe ta marr vajzen 10 vjecare dhe te arratiset bashke me te per ti shpetuar ne martese te hershme.

“Ajo nuk mund ti mbijetoj marteses, eshte teper e vogel”, shprehet nena duke e mbajtur vajzen e mitur prane saj. Dhe sikur te mos mjaftonte varferia ekstreme, ne vend eshte erhapur me te madhe semundja e koleres, e cila ka lene te vdekur me shume se 2000 persona, dhe ka prekur gati gjysme milioni. /MESAZHI/