Johnson: Nëse nuk veprojmë sot, fëmijët tanë s`do të na e falin nesër

Kryeministri britanik Boris Johnson, mikpritës i Konferencës për Ndryshimet Klimatike në Skoci, ka mbajtur i pari fjalën e tij, duke reflektuar mbi përgjegjësitë që duhen marrë.

“Ne nuk duhet të flemë në dafinë apo të humbasim qëllimin tonë, sepse nëse dështojmë, fëmijët tanë nuk do të na falin. Ata do ta dinë se Glasgow ishte pika historike e kthesës, atëherë kur historia nuk arriti të ndryshohej. Do të na gjykojnë hidhur dhe me mërinë që eklipson cilindo nga aktivistët e sotëm të klimës, dhe do të kenë gjithë të drejtën e botës për ta bërë këtë.

Sa më shumë të vonojnë e të dështojmë në veprimet tona, aq më keq do të bëhet dhe aq më i lartë do të jetë çmimi për të paguar, atëherë kur përfundimisht të jemi të detyruar nga katastrofa, të veprojmë. Ne duhet të veprojmë tani. Nëse nuk merremi seriozisht me ndryshimet klimatike sot, do të jetë tepër vonë që fëmijët tanë ta bëjnë këtë gjë nesër”, tha Johnson. /tiranapost