Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Jordania dhe Iraku konfirmojnë mbështetjen për popullin sirian

Jordania dhe Iraku konfirmojnë mbështetjen për popullin sirian

Mbreti i Jordanisë, Abdullah II dhe kryeministri i Irakut, Mohammed Shia al-Sudani theksuan se vendet e tyre qëndrojnë pranë popullit në Siri, ku u përmbys regjimi i partisë Baath, transmeton Anadolu.

Në njoftimin e Oborrit Mbretëror të Jordanisë thuhet se Mbreti Abdullah II u takua me kryeministrin irakian Al-Sudani në kryeqytetin Aman dhe diskutuan për zhvillimet në rajon.

Gjatë takimit u tha se duhet të forcohet koordinimi ndërmjet Jordanisë dhe Irakut, për të luftuar vështirësitë e krijuara në rajon dhe për të bërë përpjekje maksimale për të parandaluar kaosin dhe zgjerimin e konflikteve rajonale.

Duke thënë se Jordania qëndron pranë popullit sirian dhe respekton vullnetin e tij, Mbreti Abdullah II tërhoqi vëmendjen për rëndësinë e sigurisë së Sirisë dhe popullit të saj. Mbreti jordanez deklaroi se lufta e Izraelit në Gaza duhet të ndalet menjëherë dhe duhet të intensifikohen përpjekjet ndërkombëtare për të rritur ndihmën humanitare dhe mbështetjen mjekësore.

Ai paralajmëroi kundër rreziqeve të sulmeve të vazhdueshme kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe shkeljeve të vendeve të shenjta islame dhe të krishtera në Kuds. Mbreti Abdullah II tha se duhen bërë përpjekje për të siguruar suksesin e armëpushimit në Liban.

Në deklaratën e Zyrës së kryeministrit të Irakut thuhet se në takim u bisedua për zhvillimet në rajon dhe situatën në Siri. Al-Sudani theksoi rëndësinë e qëndrimit pranë popullit sirian, mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Sirisë dhe respektimin e diversitetit të saj etnik, fetar dhe social.

Gjithashtu u tha se konsultimet me të gjitha palët duhet të vazhdojnë në mënyrë që Siria të arrijë strukturë të qëndrueshme dhe të begattë.

Exit mobile version