Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Jordania së bashku me 3 vende tjera lëshoi ndihma nga ajri në...

Jordania së bashku me 3 vende tjera lëshoi ndihma nga ajri në veri të Gazës

Jordania njoftoi se ka kryer një operacion për hedhjen e ndihmave nga ajri në veri të Rripit të Gazës me pjesëmarrjen e Egjiptit, Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) dhe Gjermaninë, transmeton Anadolu.

Në deklaratën me shkrim të ushtrisë jordaneze thuhet se në veri të Rripit të Gazës janë kryer 5 operacione të hedhjes së ndihmave nga ajri.

Raportohet se 2 avionë që u përkisnin Forcave Ajrore jordaneze dhe me nga një Egjipti, EBA dhe Gjermania morën pjesë në operacionin e hedhjes së ndihmave nga ajri në disa zona në veri të Rripit të Gazës.

Thuhet se numri i operacioneve të hedhjes së ndihmave nga ajri nga Jordania në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, kur filluan sulmet izraelite, u rrit në 62 dhe numri i atyre të kryera në bashkëpunim me “vendet vëllazërore dhe mike u rrit në 104”.

Exit mobile version