Juventusi është kualifikuar në gjysëmfinale të Kupës së Italisë.
Bardhëzinjët sonte mposhtën skuadrën e Lazios në ”Alianz stadium, me rezultat minimal 1-0.
Golin e vetëm në ndeshje e ka shënuar mbrojtësi brazilian Bremer, në minutën e 44-të.
Në gjysëmfinale Juventusi do të përballet me rivalin e përbëtuar, skuadrën e Interit.
