Ballina Lajmet Kosovë Kanosi përmes rrjeteve sociale një mashkull, arrestohet shtetasja zvicerane në Viti

Kanosi përmes rrjeteve sociale një mashkull, arrestohet shtetasja zvicerane në Viti

Një shtetase zvicerane në Viti është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që e njëjta përmes rrjeteve sociale i kishte dërguar mesazhe me përmbajte kanosjeje një mashkulli kosovar.

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit në çantën e të dyshuares është është gjetur dh konfiskuar një sasi e substancës narkotike.

Derisa thuhet se pas intervistimit e dyshuara është dërguar në qendrën e mbajtjes.

“Është arrestuar e dyshuara femër me shtetësi Zvicerane pasi që e njëjta përmes rrjeteve sociale i kishte dërguar mesazhe me përmbajte kanosjeje viktimës mashkull kosovar. Gjatë kontrollit te e dyshuara në çantë i është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë me peshë 3.05 gram. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar e dyshuara është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftim./

Exit mobile version