Ballina Sport Futboll Kapiteni Rrahmani rikthehet në stërvitje te Kosova, “Dardanët” përgatiten intensivisht për Slloveninë

Kapiteni Rrahmani rikthehet në stërvitje te Kosova, “Dardanët” përgatiten intensivisht për Slloveninë

Kombëtarja e Kosovës vazhdoi edhe sot me stërvitje para ndeshjes me Slloveninë.

Sot për dallim me dy stërvitjet e para, Franco Foda pati në dispozicion, katërshen: Rrahmani, Muriqi, Rexhbeçaj dhe Muharrem Jashari.

I vetmi që mungoi ishte portieri, Aro Muriq. Ky i fundit nuk do të luaj ndaj Sllovenisë shkaku i suspendimit.

Kosova të shtunën luan ndaj Sllovenisë, ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026, kurse pas tri ditësh ndaj Zvicrës në “Fadil Vokrri”.

Exit mobile version