Karantina nuk funksionon? Gruaja rezulton pozitive për koronavirusin pasi zbriti nga anija e infektuar

Japonia e konfirmoi se një grua ka testuar pozitive ndaj koronavirusit pas zbritjes nga anija Diamond Princess, ku ka pllakosur sëmundja, çka ngre pyetje të mëdha mbi efikasitetin e masave të karantinës.

Ministri i shëndetësisë Katsunobu Kato kërkoi publikisht ndjesë pasi 23 pasagjerë u lejuan të largohen nga anija pa u testuar siç duhet. Tani të gjithë do t`i nënshtrohen testeve të reja. Gruaja tek të 60-tat u kthye në shtëpi në prefekturën Tochigi, në veri të Tokios, dhe udhëtoi me tren.

Vetëm ditën tjetër i nisi temperature e lartë dhe rezultoi pozitive ndaj virusit./tch