Piktori-politikan, mes mirënjohjes ndaj lobistëve dhe heshtjes për Gazën
Historia politike e Edi Ramës nuk është një rrëfim i rastësishëm i një piktori që u bë kryeministër, por një skenar i mirëdetajuar, i ushqyer nga miliona dollarë të fondacioneve globale dhe i skalitur nga “mendjet gjeniale” të strategëve izraelitë.
Kur flitet sot për “Rilindjen“, nuk mund të shmangësh hijen e George Soros dhe dorën e padukshme të këshilltarëve nga Tel Avivi që transformuan politikën shqiptare në një laborator të manipulimit publik. Zanafilla e këtij projekti daton që në vitet e turbullta pas rënies së komunizmit.
Përpara se të njihej si politikan, Rama u përzgjodh dhe u promovua fuqishëm si publicist dhe intelektual rebel nga Fondacioni Soros. Ai nuk ishte thjesht një përfitues grantesh, por u bë pjesë organike e strukturave të “Shoqërisë së Hapur“ në Tiranë, duke shërbyer si anëtar bordi. Ky ishte inkubatori ku u përgatit elita e re, që do të zëvendësonte klasën e vjetër politike, një elitë e lidhur jo me truallin, por me axhendat globale të miliarderit hungarez.
Një moment kyç mbetet vizita e George Soros në vitin 2005. Ndërsa Sali Berisha mbajti një lloj distance ndaj filantropit, duke e parë si faktor destabilizues për trazirat e vitit 1997, Edi Rama, asokohe kryetar i bashkisë së tij, hapi dyert me një ceremoni pompoze.
Ai i dhuroi Sorosit “Çelësin e Qytetit“. Ky akt vulosi shkrirjen e rrjetit të OJF-ve me projektin politik të Ramës. Siç ka pohuar më vonë Jonas Rolett, drejtues i Soros për Evropën, gati gjysma e qeverisë shqiptare janë “njerëzit tanë”, të lidhur me klauzola financiare që kërkojnë ndjekjen e një vije të caktuar politike.
Nëse Soros siguroi infrastrukturën dhe financat, strategët izraelitë siguruan “armët” e luftës psikologjike. Rama u këshillua nga emra si Arthur Finkelstein dhe George Birnbaum, të njëjtët njerëz që e kanë ndihmuar Benjamin Netanyahun të qëndrojë në pushtet në Izrael.
Por ndikimi izraelit nuk është kufizuar vetëm në fushatat elektorale. Përmes lobistëve të fuqishëm në SHBA, si Brian Ballard, dhe lidhjeve të ngushta me figurat pro-izraelite në Uashington, Rama ka siguruar një mburojë diplomatike që e mbron nga krizat e brendshme.
Kjo marrëdhënie e ngushtë me “magjistarët“ e Tel Avivit si Jonatan Urich dhe Tal Silberstein, e ka zhveshur kryeministrin nga çdo lloj objektiviteti. Vizita e tij e fundit, e organizuar qëllimisht në ditën e SHOAH që përkujton Holokaustin dhe martirizimin e 6 milionë hebrenjve nga nazistët, u përdor si sfond për të mbuluar një realitet
të hidhur: atë se si një pjesë e Izraelit, përmes gjenocidit të dy viteve të fundit në Gaza, po e përdhos atë kujtim të dhimbshëm duke iu afruar ironikisht ish-xhelatëve të tyre nazistë. Por kryeministri ynë refuzon që ta shohë këtë; ai e sheh xhelatin vetëm te Hamasi, duke injoruar se kjo lëvizje, pavarësisht të metave, po organizon një rezistencë guerile ndaj pushtuesit ashtu si dikur UÇK-ja.
Sot, kur bota dënon tmerret në Gazë, Edi Rama nuk mund dhe nuk guxon të jetë objektiv. Ai nuk mund të denoncojë genocidin ndaj palestinezëve, sepse kjo do të thoshte të kafshonte dorën që e ushqeu dhe e mbajti në pushtet.
Përkundrazi, ai shfaqet si një zëdhënës i zellshem i sionizmit, duke mbrojtur narrativën e Tel Avivit në çdo forum ndërkombëtar. Për Ramën, jeta e fëmijëve në Gazë peshon më pak se mbështetja e lobeve që i garantojnë mbijetesën politike.
Edi Rama është produkti më i suksesshëm i një simbioze globale: paratë dhe ideologjia e George Soros, të kombinuara me metodat agresive të strategëve dhe lobistëve izraelitë. Nga një publicist i viteve 1990 te një lider që sundon përmes teknologjisë së manipulimit, rruga e tij tregon se Shqipëria nuk qeveriset nga zyrat e Tiranës, por nga skenarë të shkruar në Tel Aviv dhe Uashington.
Rama mbetet pengu i një pakti të hershëm, ku sovraniteti i vendit është sakrifikuar për hir të një karriere të ndërtuar mbi lobe dhe interesa të huaja./tesheshi
