Ballina Sport Futboll Katalonia “shënon” një tjetër fitore ndaj Spanjës, ia mposht edhe Real Madridin

Katalonia “shënon” një tjetër fitore ndaj Spanjës, ia mposht edhe Real Madridin

Girona ka befasuar Real Madridin në La Liga.

Në përballjen e zhvilluar në stadiumin ‘Municipal de Montilivi’ para 13 mijë tifozëve, skuadra e Gironas ka befasuar Real Madridin, duke e mposhtur 2:1.

Kjo ishte humbja e dytë e Real Madridit këtë edicion në dhjetë ndeshje.

Real Madridi gjeti i parë epërsinë kur shënoi me Iscon në minutën e 12’.

Vendasit përmbysën gjithçka në pjesën e dytë, duke shënuar me Stuanin në minutën e 54’ dhe Portu në minutën e 58’.

Exit mobile version