Katar ka paralajmëruar se sulmet e Izraelit ndaj objekteve energjetike në Iran do të kenë ndikim në çmimet globale të naftës.
“Sulmi ndaj pjesës iraniane të fushës së gazit South Pars është një veprim i pamatur që rrezikon sigurinë energjetike,” deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Majed Al-Ansari, gjatë një konference për shtyp në Doha.
“Siguria rajonale nuk mund të përballojë kriza apo përshkallëzime të tjera,” tha ai, duke paralajmëruar kundër “shënjestrimit të pamatur të objekteve energjetike dhe bërthamore në rajon.”
Al-Ansari gjithashtu mohoi raportimet se Irani i kishte kërkuar Katarit të ndërmjetësonte për ndaljen e sulmeve ajrore izraelite. /mesazhi
