Duke folur në Forumin e Dohas, Ministri i Shtetit i Katarit, Mohammed bin Abdulaziz al-Khulaifi thotë se vendi i tij do të “mbështesë plotësisht procesin politik sipas rezolutës 2254 të KS të KB-së”.
Rezoluta 2254 e OKB-së bën thirrje për përfundimin e armiqësive dhe një zgjidhje politike të konfliktit sirian.
“Ne po shkojmë plotësisht drejt hapave sistematikë, por edhe proceduralë që do të ofrojnë stabilitet për të ruajtur unitetin dhe integritetin territorial të popullit sirian”, tha al-Khulaifi para panelit të quajtur Marrja e Qëndrimit: Forcimi i së Drejtës Humanitare Ndërkombëtare dhe Përgjegjshmërisë.
“Konflikti është mes regjimit sirian dhe vetë sirianëve, jo mes Sirisë dhe vendeve të tjera. Prandaj ne po mbështesim plotësisht çdo rrugë që ofron zgjidhje për këto çështje.”